Kosova pret Izraelin më 14 nëntor në Prishtinë

Futboll

Kosova pret Izraelin më 14 nëntor në Prishtinë

Nga: Bota sot Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 11:32
Fotoilustrim

Kombëtarja e Kosovës luan më 14 nëntor në Prishtinë me Izraelin, në ndeshjen e pestë të Grupit 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve. Tri ditë më vonë, më 17 nëntor, “Dardanët” e mbyllin grupin në Irlandë.

Ky është edicioni i parë i Kosovës në Ligën B. Në grup janë edhe Austria dhe Irlanda.

Ndeshja e parë mes Kosovës dhe Izraelit në këtë edicion u luajt më 1 tetor në Debrecen të Hungarisë, sepse Izraeli ndeshjet e veta në shtëpi i zhvillon në fusha neutrale. Dy përballjet në kualifikimet për Euro 2024 përfunduan 1-1 në Tel Aviv dhe 1-0 për Kosovën në Prishtinë.

Trajneri Franco Foda pritet të publikojë listën e lojtarëve për dy ndeshjet e nëntorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat