Kosova U19 e nis me humbje raundin e dytë kualifikues për Euro 2027

Futboll

Kosova U19 e nis me humbje raundin e dytë kualifikues për Euro 2027

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 15:26
Futbollistët e Kosovës U19

Futbollistët e Kosovës U19 , e kanë humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues për Euro 2027.

Kosova u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0 të mërkurën.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa me të filluar pjesa e dytë, belgët i shënuan dy gola të shpejtë.

Në minutën e 47 për 1:0 realizoi gola Naim Amengai, ndërsa dy minuta më vonë belgët nëpërmjet Jessie Da Silvas e realizuan golin për 2:0.

Turneu i raundit të dytë kualifikues për Grupin A2 luhet në Skoci.

Ndeshjen e dytë, Kosova e luan kundër nikoqires së turneut, Skocisë, të shtunën..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat