Rreziku i biletave të dublikuara, FSHF paralajmëron tifozët

Futboll

Rreziku i biletave të dublikuara, FSHF paralajmëron tifozët

Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 11:34
Pamje nga një ndeshje e Shqipërisë

Federata Shqiptare e Futbollit u është drejtuar të gjithë tifozëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë sigurimit të biletave për ndeshjen.

FSHF paralajmëron tifozët të mos bien pre e mashtrimeve me bileta të dublikuara dhe të shmangin blerjet nga persona të paautorizuar apo burime të dyshimta. Në këto raste ekziston rreziku që e njëjta biletë të shitet disa herë, duke krijuar probleme në momentin e hyrjes në stadium.

Gjithashtu, për të shmangur radhët dhe vonesat, këshillojmë të gjithë tifozët të paraqiten pranë stadiumit në kohë, duke planifikuar paraprakisht mbërritjen e tyre.

Për arsye sigurie, Policia e Shtetit do të kryejë kontrolle të shtuara në hyrje të stadiumit.

Për këtë arsye, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tifozëve, si dhe respektimin e udhëzimeve të personelit të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat