Përzgjedhësi i Anglisë: Harruam ta shënonim golin e tretë

Futboll

Përzgjedhësi i Anglisë: Harruam ta shënonim golin e tretë

Nga: K.G. Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 23:38
Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel

Anglia e mposhti Kroacinë me rezultat 2:1 në Wembley, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të garës.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, u shpreh i kënaqur me fitoren, por pranoi se skuadra e tij nuk i shfrytëzoi të gjitha mundësitë për ta mbyllur më herët ndeshjen.

“Ishte një fitore e mirë. E dëshironim shumë dhe e merituam.

Ishte e vështirë të luanim kundër një kundërshtari të fortë. Na u desh pak kohë për të hyrë në lojë, por pas 15 minutash u përshtatëm, shënuam dhe filluam të luanim më mirë”, deklaroi Tuchel për ITV.

Ai vlerësoi se skuadra e tij duhej ta kishte zgjidhur më herët çështjen e fituesit.

“Paksa u lëshuam në fund të pjesës së parë dhe nuk arritëm ta shënonim golin e dytë. Më pas pësuam gol pas një goditjeje standarde. Kroacia reagoi mirë. Harruam ta shënonim golin e tretë.

Pas kësaj, ndeshja u bë e pasigurt dhe e vështirë, por në fund e kryem detyrën. Ishte një mbrëmje e veçantë për Harryn, i cili shënoi golin e fitores. Një mbrëmje e përkryer”, tha Tuchel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat