Low evidenton problemin e Gjermanisë: Disa klube të Bundesligës kënaqen me lojtarë mesatarë!

Futboll

Low evidenton problemin e Gjermanisë: Disa klube të Bundesligës kënaqen me lojtarë mesatarë!

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 11:11
Trajneri Joachim Low

Për Joachim Low një problem i madh që ndikon në rendimentin e dobët të Gjermanisë është edhe Bundesliga.

Sipas ish-komisarit teknik, i cili drejtoi Gjermaninë drejt triumfit në Botërorin e 2014-ës, kampionati vendas ndikon negativisht pasi nuk furnizon kombëtaren me lojtarë mjaftueshëm të mirë për të bërë diferencën.

“Mendoj se Bundesliga është kthyer në një pengesë në këtë drejtim.

Mendoj se shumë klube të kampionatit tonë mjaftohen me lojtarë mesatarë në skuadër dhe për rrjedhojë kombëtarja nuk furnizohet me lojtarë niveli”, analizoi 66-vjeçari në një intervistë për “Kicker”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat