Tri prurjet e reja, Përzgjedhësi i Kosovës thotë se njëri mund të startojë nesër

Futboll

Tri prurjet e reja, Përzgjedhësi i Kosovës thotë se njëri mund të startojë nesër

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 14:50
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda mbajti konferencë për media para ndeshjes me Izraelin nesër në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndër tjera, Foda tha se mund të ndodh që nesër njëri nga tre prurjet e reja në këtë grumbullim të startojë ndeshjen.

“Të gjithë lojtarët e rinj që kanë ardhur qoftë Lindrit Kamberi, Enisi (Rexhepi) apo Kurtulushi, i kemi përcjellë. Na kanë lënë përshtypje të mirë.

Mund të ndodh qe ndonjëri prej tyre të jetë ne formacion”, tha Foda.

Përballja Kosovë – Izrael luhet nesër nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat