Institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian, UEFA, i ka besuar rolin e arbitrit kryesor në ndeshjen Bjellorusi – Shqipëri kroatit Igor Pajac, e planifikuar në datën 15 nëntor.
41-vjeçari ka eksperiencën e mjaftueshme për të mbajtur nën “kontroll” sfidën e mësipërme.
Me arbitrin në fjalë, sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi, ka kujtime të “freskëta” gjatë këtij sezoni: humbja e Trabzonspor kundër Ferencvaros, në fazat kualifikuese në Europa League.
Në këtë përballje, Kombëtarja luan me dy rezultate, aty ku objektivi madhor është vendi i parë në Ligën C, Grupi 1