Luis Godinho, 40-vjeçari portugez, do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes së xhiros së fundit të Grupit 3 të Ligës A të Ligës së Kombeve, ndërmjet kombëtareve të Kroacisë dhe Çekisë, në stadiumin “Opus Arena” në Osijek.
Kjo do të jetë një ndeshje vendimtare për përcaktimin e vendit të tretë dhe të katërt në grup.
Kroacia është në pozitë më të mirë, pasi për ta ruajtur vendin e tretë i mjafton edhe barazimi.
Renditja para ndeshjes:
Spanja 15 pikë
Anglia 12 pikë
Kroacia 3 pikë
Çekia 0 pikë
Ndeshja Kroaci–Çeki zhvillohet të dielën në orën 20:45.