Ndërsa na ndajnë edhe pak ora nga nisja e ndeshjes Bjellorusi – Shqipëri, në kuadrin e Ligës së Kombeve, Liga C, “ekspertët” e kanë thënë fjalën e tyre.
Sipas gjigantit botëror “forebet”, dueli i mësipërm nuk do prodhojë gola, pra do të mbyllet 0:0.
Nëse kjo “tablo” rezulton e saktë, Kombëtarja shqiptare del me fund të kënaqshëm, pasi mbron kreun në Grupin 1, Liga C, pasi ndodhen 2 pikë para Bjellorusisë.
Në bazë të formës dhe objektivave, një rezultat i tillë 0:0, është shumë i vështirë të ndodh, sepse bjellorusët do tentojnë në çdo mënyrë për të marrë fitoren apo shënuar qoftë një gol, kurse kuqezinjtë e Maran vijnë nga një moment shumë pozitiv.
Gjithsesi, fusha do të jap verdiktin finale, sfidë që nis prej orës 18: 00, stadiumi “Illovszky Rudolf Stadion”, Budapest i Hungarisë.