​Zyrtare: Muçi nuk mund të luajë ndaj Bjellorusisë

Futboll

​Zyrtare: Muçi nuk mund të luajë ndaj Bjellorusisë

Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 15:18
Ernest Muçi

Ernest Muçi nuk do të jetë i gatshëm për sfidën vendimtare sot ndaj Bjellorusisë në Budapest.

Dëmtimi i pësuar në përballjen me Finlandën, pas një ndërhyrjeje të rëndë nga mbrojtësi Miro Tenho në minutën e 67-të, duket se nuk e ka lejuar sulmuesin shqiptar të rikuperohet në kohë.

Pavarësisht rëndësisë së ndeshjes për Shqipërinë, stafi teknik ka vendosur të mos marrë rrezikun e përkeqësimit të gjendjes fizike të futbollistit.

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00 në Budapest, pa praninë e shikuesve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat