Ardon Jashari dhe Adrian Bajrami u paraqitën nga minuta e parë në fitoren e thellë të Zvicrës me rezultat 4:0 ndaj Skocisë.
Në minutën e 22-të, pas pasimit të Freulerit, Athekame gjeti hapësirë të madhe në krah dhe dërgoi topin në qendër, ku ndodheshin Boteli dhe Schmidt. Megjithatë, ishte Ferguson ai që ndërhyri me këmbë dhe shënoi autogol për rezultatin 1:0.
Pjesa e dytë ishte edhe më e mirë për zviceranët. Në minutën e 47-të, Ballet pasoi te Freuler, i cili i befasoi të gjithë duke mos goditur drejt portës, por duke ia kthyer topin Balletit. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2:0.
Në minutën e 51-të, Schmidt fitoi topin dhe, pas kombinimit me Botelin, ia pasoi Sanchesit.
Ky i fundit nuk hezitoi dhe, me një goditje të fuqishme, e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 3:0.
Në minutën e 89-të, Zeki Amdouni realizoi golin e katërt për rezultatin përfundimtar 4:0.
Zvicra e përfundoi garën në vendin e parë me 16 pikë në Grupin 1 të Ligës B të Kombeve, ndërsa Sllovenia u rendit e dyta me 11 pikë dhe Skocia e treta me 7 pikë. Maqedonia e Veriut e mbylli grupin në fund, me 0 pikë.