​Rocco Vata pretendon se është sharë nga futbollistët e Kosovës

Futboll

​Rocco Vata pretendon se është sharë nga futbollistët e Kosovës

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 09:26
Rocco Vata

Rocco Vata, futbollist i Kombëtares së Irlandës dhe djali i ish-futbollistit shqiptar Rudi Vata, ka deklaruar se është sharë nga futbollistët kosovarë të cilët, sipas tij, i ishin drejtuar në gjuhën shqipe, duke i kujtuar prejardhjen e tij shqiptare, gjatë ndeshjes Irlandë -Kosovë në Ligën e Kombeve.

“Ata më thanë: ‘Ti je shqiptar’ dhe më pas më shanë. Unë u thashë: ‘Po, në rregull, s’ka problem’”, ka deklaruar Vata, raporton mediumi irlandez The42.

Ai ka treguar se njëri prej futbollistëve që e kishte fyer kishte ardhur t'i kërkonte falje pas përfundimit të ndeshjes.

“Lojtari erdhi dhe më kërkoi falje pas ndeshjes, gjë që ishte e mirë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Kosova u mposht nga Irlanda me rezultat 3-0 ne ndeshjen e zhvilluar të martën në Dublin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat