513 Biznese Vushtrriase përfitojnë nga pako ekonomike e Komunës së Vushtrrisë

Kosova

513 Biznese Vushtrriase përfitojnë nga pako ekonomike e Komunës së Vushtrrisë

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Komuna e Vushtrrisë ka ndarë 251 mijë euro ndihmë ekonomike financiare për bizneset e komunës që po përballen me vështirësi të shumta si pasojë e pandemisë Covid -19.

Nga gjithsej 569 biznese të cilat i janë përgjigjur thirrjes për aplikim, 513 prej tyre janë përfituese nga kjo pako ekonomike për sektorin e mikro-biznesit në Vushtrri.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur për përfituesit se mjetet e ndara për këto biznese do të shpërndahen sapo të procedohen nga Thesari i shtetit.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë së bashku do të mposhtim këtë virus dhe do të kthehemi në normalitet. 251.150 euro nga pako ekonomike e Komunës sot është dërguar si ndihmë për sektorin e bizneseve në Vushtrri. Urime biznesmen të vyer vushtrrias”, u shpreh i pari i Komunës.

Bashkangjitur e gjeni edhe listën e bizneseve përfituese.

https://kk.rks-gov.net/vushtrri/wp-content/uploads/sites/33/2020/12/Lista-e-bizneseve.pdf

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat