Shkollat e komunës së Kamenicës vlerësohen si më të mirat në respektimin e masave antiCOVID

Kosova

Shkollat e komunës së Kamenicës vlerësohen si më të mirat në respektimin e masave antiCOVID

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:45
Ilustrim

Komuna e Kamenicës është vlerësuar si një ndër komunat që më së miri ka përmbushur masat antiCOVID në institucionet shkollore, apo thënë ndryshe ku janë zbatuar 80% të masave.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar organizata “Edu Task” në bashkëpunim me BIRN Kosovo dhe me përkrahje nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office, të cilët kanë bërë një hulumtim duke monitoruar zbatimin e masave anti COVID-19 në 100 shkolla të Kosovës.

Raporti i organizatës “Edu Task” ka gjetur të dhëna të ndryshme të zbatimit masave anticovid nga ana e komunave. Sipas këtij raporti Komuna e Kamenicës hyn në rendin e komunave të cilat kanë përmbushur më së miri masat anticovid.

Ky hulumtim është bërë përmes platformës Indikatorët e performancës së shkollave www.shkollat.info.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat