Vragolia, Sllatina dhe Parku i Biznesii nga sot do të kenë ndërprerje uji

Kosova

Vragolia, Sllatina dhe Parku i Biznesii nga sot do të kenë ndërprerje uji

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 06:07
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar për punime teknike, konkretisht vazhdimin e punimeve në rehabilitimin e puseve në fshatin Vragoli.

Si shkak i këtij rehabilitimi duke filluar nga sot ndërprerje uji do të kenë: Vragolia, Sllatina dhe Parku i Biznesit.

Por, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00.

Këto punime do të realizohen në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, për konsumatorët e KRU”Prishtina” sh.a.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat