Ministria e Arsimit i dhuron 22 laptop për shtatë shkolla të Komunës së Podujevës

Kosova

Ministria e Arsimit i dhuron 22 laptop për shtatë shkolla të Komunës së Podujevës

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 22:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pranuar një donacion të dhuruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për shtatë shkolla të komunës sonë.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Fatmir Elezi, ia ka dorëzuar kryetarit Bulliqi një donacion prej 22 laptopëve, dedikuar për shtatë shkolla të Komunës së Podujevës.

Me rastin e pranimit të donacionit, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu.

Kryetari Bulliqi e ka falënderuar Ministrinë e Arsimit për donacionin e dhuruar, të cilët u janë shpërndarë drejtorëve të shkollave përfituese të laptopëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat