Për një ditë, ngrihën 54 aktakuza ndaj 90 personave në Kosovë

Kosova

Për një ditë, ngrihën 54 aktakuza ndaj 90 personave në Kosovë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:44
Foto Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë ngritur 54 aktakuza ndaj 90 personave.

Gjatë kësaj kohe janë ndaluar 12 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 5 personave të dyshuar.

“Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetekatër (54) aktakuza kundër nëntëdhjetë (90) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar”, është thënë nga Prokurori i Shtetit.

Prishtinë, 22 Dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetekatër (54) aktakuza kundër nëntëdhjetë (90) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar .

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat