Për 24 orë u gjobitën 832 qytetarë për mosrespektim të masave anti COVID-19

Kosova

Për 24 orë u gjobitën 832 qytetarë për mosrespektim të masave anti COVID-19

Më: 7 janar 2021 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Në vazhdimësi Policia e Kosovës është duke shqiptuar gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk janë duke i respektuar  masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 832 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat