Ky është numri i votave që Mërgim Lushtaku arriti t’i fitojë në Skënderaj

Kosova

Ky është numri i votave që Mërgim Lushtaku arriti t’i fitojë në Skënderaj

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 22:05
Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) synon të sigurojë përsëri një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lushtaku vetëm në komunën e Skënderajt, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka arritur të sigurojë hiç më pak se 5 mijë e 512 vota.

Kujtojmë se PDK, në Skënderaj ka arritur të fitojë 72,29 % të votave.

Në bazë të rezultateve preliminare, zgjedhjet e 14 shkurtit i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat