Qendra Korrektuese në Dubravë parandalon futjen e kontrabandës, gjendet substancë e dyshuar narkotike

Kosova

Qendra Korrektuese në Dubravë parandalon futjen e kontrabandës, gjendet substancë e dyshuar narkotike

Më: 3 mars 2021 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Sot në Qendrën e Korrektuese në Dubravë, gjatë një bastisje të organizuar nga Departamenti i Sigurimit në Zonën Industriale (sektori i Agrikulturës) në pjesën perëndimore afër murit, përafërsisht 10 metra në brendësi të Zonës është gjetur një qese e mbushur me substancë te dyshuar narkotike.

Pas hapjes së qeses së dyshuar, brenda saj ishin vendosur 61 qese në sasi të vogla, të mbështjella veç e veç, të cilat dyshohet se janë substancë narkotike, bën të ditur zyra për Informim e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Qesja me sasi të dyshuar narkotike, dyshohet se është hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme.

SHKK thekson se kontrabanda e gjetur është parandaluar të futet brenda zonës së banuar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat