Telekomi rekomandon të injorohet një “lojë shpërblyese” që po qarkullon në internet

Kosova

Telekomi rekomandon të injorohet një “lojë shpërblyese” që po qarkullon në internet

Më: 13 mars 2021 Në ora: 18:57
Kjo “lojë shpërblyese” po shpërndahet përmes aplikacioneve të bisedave

Telekomi i Kosovës ka rekomanduar nga qytetarët e Kosovës që të injorojnë një vegëz për një lojë shpërblyese, që po qarkullon në internet.

Kjo “lojë shpërblyese” po shpërndahet përmes aplikacioneve të bisedave.

Ajo po informon qytetarët se “kanë fituar” çmime të ndryshe me kërkesën që të shkarkohet një aplikacion.

“Konsumatorë të nderuar, nëse rastësisht hasni në një link me pamjen si në foton e bashkangjitur, ju lutem ta injoroni, pasi që është link i rremë dhe si i tillë mund të ju dëmtojë”, thuhet në njoftimin e Valës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat