Kryetari i Suharekës tregon se cilat rrugë janë vështirë të kalueshme

Kosova

Kryetari i Suharekës tregon se cilat rrugë janë vështirë të kalueshme

Më: 21 mars 2021 Në ora: 20:28
Suharekë

Reshjet e mëdha të borës kanë bërë që të ketë vështirësi në qarkullimin e veturave.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se rrugët për në Javor, Lluzhnicë, Greiçevc, janë vështirë të kalueshme.

“Për momentin jemi tek Qafa e Duhlës dhe ekipet janë në teren, por më duhet t’ju njoftoj se  rrugët për Javor, Luzhnicë, Greiçevc etj janë vështirë te kalueshme, nga reshjet e fundit të borës.

Ne do ta bëjmë të pamunduren që të veprojmë  përballë kësaj situate, e cila duket se do të jet e vështirë sonte”, shkroi në Facebook Muharremaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat