Kryetari Bulliqi mori pjesë në aksionin për pastrimin e Liqenit të Batllavës

Kosova

Kryetari Bulliqi mori pjesë në aksionin për pastrimin e Liqenit të Batllavës

Më: 31 mars 2021 Në ora: 16:50
Shpejtim Bulliqi dhe Albin Kurti

Komuna e Podujevës në bashkëpunim me SH.P.S.R. “Batllava”, ka organizuar sot një aksion për pastrimin e Liqenit të Batllavës, e ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetarja Marigona Lahu dhe anëtarë të ekzekutivit.

Në aksionin e sotëm të pastrimit të liqenit, kryetari Bulliqi tha se ky aksion është i domosdoshëm për pastrim të Liqenit për shkak të reshurat të cilat kohët e fundit kanë qenë të shpeshta kanë përkeqësuar gjendjen e ujit të liqenit, duke sjellur edhe mbeturina të ndryshme.

Kryetari Bulliqi theksoi se një shkaktar tjetër i ndotjes së ambientit përreth liqenit, janë edhe qytetarët të cilët e vizitojnë liqenin dhe nuk përkujdesen për ruajtjen e këtij resursi natyror.

Kryetari Bulliqi shprehu gatishmërinë t’i përkrah edhe iniciativat e tjera që do të bëhen me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së kësaj pasurie natyrore, por apeloi te qytetarët që të përkujdesen më shumë për mbrojtën kësaj hapësire.

“Apleoj te të gjithë që vijnë ta vizitojnë dhe shfrytëzojnë për pushim e rekreacion këtë ambient të bukur, që ta ruajnë dhe mbrojnë nga ndotja”, tha kryetari Bulliqi.

Në aksionin e sotëm të pastrimit u angazhuan anëtarë të SH.P.S.R. “Batllava”, punëtorë të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, nxënës të Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” dhe qytetarë.

Pastrimi u bë nga diga-muri i liqenit, ku u hoqën mbeturinat në ujë dhe vazhdoi në pjesët e tjera përgjatë të liqenit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat