Universiteti i Prishtinës nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Tiranës

Kosova

Universiteti i Prishtinës nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Tiranës

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 05:53
Ilustrim

Më qellim që në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës të nxitet dhe të zhvillohet shkenca, arti, edukimi fizik dhe sporti; të formohen specialistë dhe të përgatiten shkencëtarë të rinj; të ofrohen mundësi të barabarta për të përfituar nga arsimi i lartë dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës; të integrohet mësimdhënia me kërkimin shkencor; të nxitet bashkëpunimi dhe ndërkombëtarizimi në fushën e arsimit të lartë, në Rektoratin e Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UP-së dhe Universitetit të Tiranës.

Nënshkrim i marrëveshjes do të bëhet nga rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti dhe rektori Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha.

Rektorët para nënshkrimit të memorandumit do të prononcohen për mediat dhe të pranishmit.

Palët, me anë të nënshkrimit të marrëveshjes, shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar për hartimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, si edhe për zhvillimin e çdo lloj veprimtarie apo aktiviteti tjetër të nevojshëm në fushën e arsimit të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat