Ndërtimi i një QKMF-je të re në Istog, një ndër zotimet e kandidatit të LDK-së

Kosova

Ndërtimi i një QKMF-je të re në Istog, një ndër zotimet e kandidatit të LDK-së

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 17:45
Ilir Ferati

Kandidati i LDK-së për Istogun, Ilir Ferati, është zotuar për ndërtimin e një qendre të re të mjekësisë familjare në këtë komunë.

Ai po ashtu premtoi edhe ndërtimin e sheshit qendror, ndërtimin e tregut të gjelbër, ndërtim të zonës turistike Mokna “Bukuroshja e Ballkanit”, në bashkëpunim me komunat fqinje.

Ferati është zotuar po ashtu për ndërtim të infrastrukturës te burimi si dhe ndërtimin e kolektorëve kryesorë për trajtimin e ujërave të zeza.

Më poshtë gjeni edhe premtimet e tjera të kandidatit të LDK-së për Istogun, të cilat zotohet t’i përmbushë gjatë mandatit të tij qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat