Të dielen ndalet rryma në këtë qytet, KOSTT tregon arsyen

Kosova

Të dielen ndalet rryma në këtë qytet, KOSTT tregon arsyen

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 17:07
Ilustrim

KOSTT sh.a njofton se më 31 tetor 2021 (e diel), nga ora 07:00 deri në 23:30 do të bëhet shkyçja dhe demontimi i transformatorit energjetik TR2 110/35kV (31.5MVA) në Nënstacionin NS 110/35/10kV Ferizaj 1, për të mundësuar montimin e transformatorit të ri-alokuar energjetik TR3 110/35kV (40MVA) nga NS Palaj.

Gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet të cilat furnizohen nga ana 35kV e NS 110/35/10kV Ferizaj 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar varion nga 8-25 MWh/h).

Implementimi i projektit në fjalë do të ndikojë pozitivisht në rritjen e kapaciteteve transformuese të energjisë elektrike si dhe rritjen e sigurisë së furnizimit nga aspekti i transmetimit për qytetarët që furnizohen nga NS 110/35/10kV Ferizaj 1.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat