Haliti: Urojë që edhe viti që po vjen të jetë edhe më i suksesshëm

Kosova

Haliti: Urojë që edhe viti që po vjen të jetë edhe më i suksesshëm

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 12:24
Sokol Haliti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar të gjithë qytetarët e kësaj komune Vitin e Ri 2022.

“Të nderuar qytetarë të Komunës sonë, përmes këtij urimi dëshiroj të shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë ju.

Viti që po e lëmë pas është karakterizuar me shumë të arritura por edhe me sfida shkaku i pandemisë globale të shkaktuar nga virusi Covid-19

Megjithatë ne po e përmbyllim këtë vit në mënyrë të suksesshëm në të gjitha sferat e jetës për qytetarët e komunës sonë, prandaj kemi edhe një arsyeje më shumë që të kremtojmë këtë festë.

Ky sukses ka qenë i mundur falë besimit dhe bashkëpunimit të sinqertë të komunës sonë me partnerët vendor dhe ndërkombëtar por edhe me njerëz të vullnetit të mirë të cilët e duan vendin e tyre.

Urojë që edhe viti që po vjen të jetë edhe më i suksesshëm ”, u shpreh ndër tjerash Kryetari Haliti në urimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat