Vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve në dalje të Kosovës, kolona më e gjatë në Merdare

Kosova

Vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve në dalje të Kosovës, kolona më e gjatë në Merdare

Më: 9 janar 2022 Në ora: 19:22
Ilustrim

Pas disa javëve qëndrim në Kosovë, mërgimtarë të shumtë janë kthyer në vendet ku edhe jetojnë shumica prej tyre në Evropë.

Por padyshim se pritjet e gjata në pikat kufitare e bëjnë edhe më të mundimshme rrugën e tyre të kthimit.

E kolona vazhdon të ketë edhe në pikat kufitare në dalje të Kosovës.

Për dallim nga ditët e tjera kur pritjet ishin deri në katër apo pesë orë, sonte pritja në Merdare është tri orë. Kurse tek Dheu i Bardhë pritjet janë më të shkurtra, deri në 30 minuta apo 200 metra.

Duhet përkujtuar që përpos pikave kufitare në dalje të Kosovës, mërgimtarët pritjet më të gjata i patën në Serbi e Hungari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat