Bali Muharremaj: Gjendje stabile në Suharekë, deri në mëngjes të gjitha rrugët do të jenë të hapura

Kosova

Bali Muharremaj: Gjendje stabile në Suharekë, deri në mëngjes të gjitha rrugët do të jenë të hapura

Më: 11 janar 2022 Në ora: 01:00
Bali Muharremaj

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka folur për gjendjen e rrugëve në këtë komunë, pas reshjeve të vazhdueshme të borës.

Ai, përmes një lidhjeje direkte në “Edicionin Special”, tha se gjendja në Suharekë në këtë aspekt është stabile.

Ai ka dalë në terren të shohë nga afër punën që po bëhet për pastrimin e rrugëve.

“Ekipet tona janë në terren, do të jemi në terren vazhdimisht dhe besoj që në mëngjes do të jenë të gjitha rrugët të hapura për punëtorët që shkojnë në punë. Unë apeloj te qytetarët tanë që jetojnë në viset malore sidomos, që t’i kenë pajisjet dimërore dhe besoj se nuk do të ketë problem”, u shpreh ai.

Ai tha se në Suharekë nuk do të ketë probleme sa i përket reshjeve të borës.

“Gjendja në Suharekë është e qetë, stabile dhe besoj se do t’i tejkalojmë të gjitha sfidat që kemi para vetës. Kompania është vazhdimisht në terren dhe nuk do të kemi probleme sa i përket reshjeve të borës në këtë vit në komunën e Suharekës”, tha ai.

Tutje, ai tha se ka dalë në terren sepse e ka obligim dhe u shpreh se do të jetë 24 orë në shërbim të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat