Haliti vendosi kurora lulesh në njëvjetorin e vdekjes së Avni Sokolit

Kosova

Haliti vendosi kurora lulesh në njëvjetorin e vdekjes së Avni Sokolit

Më: 13 prill 2022 Në ora: 22:36
Homazhet

Me këtë rast kryetari Haliti tha se janë mbushur një vjet nga kalimi në amshim i kolegut dhe shumë të respektuarit tonë, ish drejtorit shumë vjeçar të shkollës fillore “Mirali Sejdiu”në Goshicë, Avni Sokoli.

"Avniun do ta mbajmë mend si një njeri i afërt dhe që ka kontribuar shumë për arsimin vitias.

Sinqeriteti dhe virtytet e tij të larta njerëzore por edhe aftësitë profesionale na bëjnë të përkujtojmë atë në çdo çast e në veçanti në një vjetorin e kalimit të tij në amshim. Sot në këtë përvjetor dua të ju shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta familjes Sokoli, miqve e farefisit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës", u shpreh kryetari Haliti.

Gjithashtu kryetari Haliti vendosi kurora lulesh pranë varrit të ish punëtorit shumëvjeçar të komunës së Vitisë, Mustafë Emini

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat