Ramosaj e Peci nënshkruajnë marrëveshje në vlerë rreth 350 mijë euro për sektorin e ujitjes në Deçan

Kosova

Ramosaj e Peci nënshkruajnë marrëveshje në vlerë rreth 350 mijë euro për sektorin e ujitjes në Deçan

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 09:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se dje ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Bujqësisë, ku në bazë të kësaj marrëveshje do të ndahen 349 mijë e 800 euro për sektorin e ujitjes për fermerët deçanas.

Ramosaj në një postim në Facebook ka shkruar se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me ministrin Peci, përfshinë edhe ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes në komunën e Deçanit.

Postimi i plotë:

349.800 Euro investim në sektorin e ujitjes për fermerët deçanas

Fermerë të nderuar,

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se ditën e djeshme, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Faton Peci, kemi nënshkruar marrëveshje për ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes në Komunën e Deçanit (Kanalet në fshatin Isniq dhe Llukë e Epërme) në vlerë prej 349.800 euro. 

Ashtu siç jemi zotuar, përpjekjet tona nuk do t’i ndalim asnjëherë deri në përmirësimin e kushteve të punës për fermerët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat