Dogana sekuestron 615 litra vaj me origjinë nga Serbia

Kosova

Dogana sekuestron 615 litra vaj me origjinë nga Serbia

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 16:14
Vaji i sekuestruar

Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ kanë arritur që të identifikojnë edhe rastin e pestë, respektivisht edhe një automjet që trasportonte mallra të kontrabanduara.

Siç njofton Dogana, në kuadër të planit operativ është zbuluar edhe një rast tjetër i kontabandimit të vajit ushqimor me origjinë nga Serbia.

Bëhet fjalë për 615 litra vaj ushqimor.

“Automjetet dhe mallrat janë sekuestruar derisa ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat