Punime në rrjet, KEDS tregon se cilat zona do të mbesin pa rrymë

Kosova

Punime në rrjet, KEDS tregon se cilat zona do të mbesin pa rrymë

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 23:58
Ilustrim

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Nga TS 35/10kV Badovci do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Mramor-Slivovë (kodi: 10014001) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit dhe Mareci.

Ferizaj

1.

TS 35/10kV Shtërpca do të ndërprehet:

Nga TS 110/20(10) kV Kamenica do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Ropotova (Kodi: 62000014)  prej orës 09:00  deri ne ora 14:00

Vendet: Fshatrat: Berivojcë (një pjesë), Bozhec, Busavatë, Drenoc i Ulët, Drenoc i Epërm, Dubovë (një pjesë), Gllogoc, Hodec (një pjesë), Miganoc (një pjesë), Pançellë, Petroc, Ranillug, Ropotovë e Madhe, Ropotovë e Vogël dhe Tomanc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave të drurit me shtylla të betonit  të tensionit të mesëm 10 kV.

2.

TS 35/10 kV Gjilani III do të ndërprehet:

Dalja 10kV Qendra (Kodi 60062007) nga ora 11:00 deri në 14:30

Vendet: rruga  Bujanovcit, Halim Aga (një pjesë), Marie Shllaku, Banesat City projekt dhe banesat e Hidromoravës.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i transformatorëve matës rrymor 2×100/5/5A.

3.

Nga NS 35/10kV Artanë do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Bunjakët (kodi: 60024002) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Fshatrat: Bunjak (një pjesë), Marevc dhe Miniera.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, shtrirja e përçusit nëpër shtyllat e reja.

Prizren

1.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Mamusha (kodi: 32000006) prej ores 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Leshan, Tërrnjë, Neprebishtë, Mamushë, Zojzë, Medvec, Sërbicë e Ulët, afariste: Mulliri Rizam, Mulliri I Ri dhe Mulliri Xhevdet Mazreku.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.

Mitrovicë

1.

Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

LP 10kV Studime (kodi: 73000013) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Studime-2,TS Muharrem Zariqi, TS “Ariani company” te moteli, Migjeni, TSB Mbi asfallt, Begaj, Moteli, Rashicët, ETC, TSSH-Zjarrfikëset (Studime),TSSH 2-Maji, Studime, Grupi i biznesit, Fabrika Ekstra, PROEX SH.P.K.  Ylber Kuraja.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  zëvendësimi i shtyllave të dëmtuara dhe izolatorëve.

Gjakovë

1.

Nga NS 35/10 [kV] Gjakova I do të ndërprehet:

NS 10/0.4[kV] TS Meje 1 (Lapidari) (kodi: 80080006130) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

NS 10/0.4kV[kV] TS Shishmon i Rrafshët 2 (kodi:80080006032) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

NS 10 0.4kV [kV] TS Dallashaj (kodi:80080006137)  prej orës 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: Meje 1, Shishmon i Rrafshët dhe Dallashaj.

Arsyeja: Kyçja e konsumatorëve të rinj.

Prishtinë

1.

TS 110/35/10 kV Prishtina 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Kampi Jordanez  (Kodi: 10000010) nga ora 09:00 – 14:00

Vendet: Elkos, Hiberna FM, Karabinierët italian, Gazeta Kosova Sot, UNMIK-u, Ylli Bec dhe PTK-ja.

Arsyeja: Për realizimin e sistemit hyrje/dalje 10kV, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Ferizaj

1.

Nga NS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

LP 10kV Kosova Petrolli (kodi: 40041003) prej orës 09:00  deri në ora 11:00

Vendet: rrugët: Driton Islami (një pjesë), e Reçakut (një pjesë), Magjistralja Ferizaj-Prishtinë (një pjesë); fshatrat: Muhoc, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Talinoc i Jerlive (një pjesë) dhe Talinoc i Muhaxherëve (një pjesë).

Arsyeja: Për realizimin e sistemit hyrje/dalje 10kV, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat