Interesim i ulët për vaksinim

Kosova

Interesim i ulët për vaksinim

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 23:50
Foto ilustrim

Kryeqyteti vazhdon të prijë për nga numri i të infektuarve dhe rastet aktive në vend. Megjithatë, numri i të interesuarve për vaksinim ka rënë dukshëm. Autoritetet shëndetësore të komunës bëjnë thirrje që sa më parë të nis dhënia e dozës së 4-të për stafin shëndetësor.

Numri i të infektuarve me Covid-19, në javët e fundit, është rritur ndjeshëm e ky numër mund të rritet edhe më shumë në ditët në vijim. Kjo duke marr parasysh se gjatë verës ka më shumë hyrje-dalje, vinë mërgimtarët e Prishtina do të jetë nikoqire e shumë aktiviteteve që tërheqin shumë të huaj. E kjo ka bërë që institucionet të bëjnë thirrje për kujdes dhe paralajmërojnë masa.

Drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, thotë se nëse do të ketë nevojë, në Prishtinë do të shtohet i numrit të qendrave për testim dhe vaksinim.

Kërkesat për tu testuar, për COVID-19, janë rritur kohëve të fundit, ndërsa për vaksinim kërkesat janë shumë të vogla.

“Numri i të vaksinuarve vazhdon të jetë i vogël, sidomos dy muajt e fundit. Ne mendojmë se duhet me e bë një fushatë sensibilizimi edhe më i madhe”, thotë Sadiku ndërkohë që kërkon që punëtorëve shëndetësor tu mundësohet sa më shpejtë vaksinimi me dozën e katërt, sepse ata kanë mbi 6 muaj që janë vaksinua me dozën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat