Reduktimet e rrymës vazhdojnë edhe një javë, Blloku B2 nuk kthehet deri më 1 shtator

Kosova

Reduktimet e rrymës vazhdojnë edhe një javë, Blloku B2 nuk kthehet deri më 1 shtator

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 17:38
KEK

Edhe për një javë do të vazhdojnë reduktimet e rrymës në Kosovë, nëse nuk vendoset që ajo të importohet.

Furnizimi i rregullt më energji elektrike do ndodhë vetëm pasi të ndizet Blloku B2 i termocentralit Kosova B, i cili është në remont që nga data 7 gusht.

Sipas njoftimeve të fundit, ky bllok do të kthehet në funksion më datë 1 shtator. Këtë e ka konfirmuar për Periskopin, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

“Blloku B2 në bazë të planifikimit është dashur të kthehet me 1 shtator. Por, për shkak të gjendjes së vështirësuar, janë bërë përpjekje maksimale që të kthehet me datë 26 gusht. Jemi njoftuar që do të kthehet në kohën e planifikuar në fillim”, tha Buzhala.

Në Kosovë janë duke vazhduar reduktimet e rrymës që rreth dy javë, ngase sipas KEDS-it, prodhimi i rrymës nga KEK, nuk është duke e mbuluar kërkesën për energji.

Më funksionalizmin e bllokut B2, do të ketë diku rreth 780 megavatë-orë energji elektrike, të prodhuara nga termocentralet. Kjo sasi e shtuar e rrymës do të mjaftojë për të furnizuar konsumin veror të Kosovës pa reduktime, pasi prodhimi aktual është rreth 530 MW, ndërsa konsumi sillet 630  deri në 660 MW.

Më 18 gusht, KEK ka pranuar disa rekomandime nga Komiteti Teknik për Energji. Rekomandimi kryesor ishte që korporata duhet të shfrytëzojë mjetet e mbetura (rreth  7 milion Euro.) nga subvencioni i bartur nga Qeveria e Kosovës për import të energjisë elektrike për të mbuluar kërkesën për furnizim më rrymë. Edhe sot, importi i rrymës ka qenë zero. Reduktimet kanë vazhduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat