Gjatë këtij viti në Kuvendin e Kosovës ka pasur shkurtime buxhetore në krahasim me vitin e kaluar

Kosova

Gjatë këtij viti në Kuvendin e Kosovës ka pasur shkurtime buxhetore në krahasim me vitin e kaluar

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 11:30
Komisioni për Buxhet dhe Financa

Kuvendi i Kosovës për gjashtë muajt e parë të vitit 2022 ka shpenzuar 3.6 milionë euro. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 3.1 milionë janë për paga dhe mëditje.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Financa, tha se gjatë këtij viti ka pasur shkurtime buxhetore në krahasim me vitin e kaluar.

Madje, një pjesë e madhe e kursimit u tha se është për shkak të vendimit për kufizim të karburanteve për deputetë.

Anëtarët e Komisionit kërkuan sqarime nga sekretari Krasniqi edhe për mungesën e investimeve kapitale dhe votimit elektronik në sallën plenare. I njëjti tha se vonesa e rregullimit të votimit elektronik ka qenë për shkak se kanë qenë në pritje të një donacioni, mirëpo tashmë kanë marrë njoftim se i njëjti nuk mund të ndodh.

Ai tha se kanë hapur procedurat, mirëpo shpenzimi është i madh, rreth gjysmë milioni euro, andaj edhe mund të bartet në planifikimin buxhetor për vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat