Skenderaj shpallë gjendje të jashtëzakonshme, vërshime në disa lagje

Kosova

Skenderaj shpallë gjendje të jashtëzakonshme, vërshime në disa lagje

Më: 19 janar 2023 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar vërshime dhe dëme të konsiderueshme në objektet e banimit dhe në bujqësi në zonat e Drenicës, por edhe në Mitrovicë. E si rrjedhojë e reshjeve të pandërprera, Komuna e Skenderajt ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa më të rrezikuara janë lagjet Bimbashi, Rrecaj e Gecaj në Llaushë.

“Si rrjedhojë e reshjeve të pandërprera, nga e cila gjendje është rënduar situata në përgjithësi, si dhe në bazë të kompetencave dhe autorizimeve, kam marrë vendim që të shpallim gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e komunës sonë. Kam formuar gjithashtu Shtabin Emergjent, i cili tashmë ndodhet në teren dhe po e bën punën e vet”, thotë Fadil Nura, kryetar i Skenderjat. .

Ai thotë se që nga orët e mëngjesit, secila drejtori me njësitë dhe shërbimet vartëse, edhe me mbështetje të shërbimit të zjarrfikësve, është angazhuar në mënyrë që situata të jetë nën kontroll.

“Në disa fshatra gjendja është jo e mirë, ndërkohë që ekipet dhe shërbimet komunale me makinerinë e punës po i trajtojnë me kujdes telashet e shkaktuara”, ka deklaruar Nura.

Edhe Mërgim Rrecaj dërgon pamje ku uji ka hyri edhe nëpër objekte banimi, derisa kërkon nga institucionet lokale dhe kombëtare duhet qe urgjentisht te ndërmarrin masa për sanimin e gjendjes.

Ka rrezik të madh që në rast se nuk intervenohet me shpejtësi, vendi mund të përballet me një tragjedi që askush nuk do ta dëshironte. Shtëpitë e banorëve janë nen ujë dhe duke u bazuar se reshjet atmosferike nuk pritet të ndalen, atëherë kjo e bënë edhe me urgjente këtë thirrje”, deklaroi Rrecaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat