Raporti i Avokatit të Popullit: Te dhunimi i 11-vjeçares dështuan krejt

Kosova

Raporti i Avokatit të Popullit: Te dhunimi i 11-vjeçares dështuan krejt

Më: 11 prill 2023 Në ora: 22:13
Avokati i Popullit

Pushimet verore i kishin planifikuar se bashku, e realizmi i këtij plani, qe njëra nga arsyet që ia dhanë prinderve të 11 vjeçares kur e kërkuan që atë ta largonin nga strehimorja, ku ishte vendosur pas raportimit për dhunim.

Kësaj ia shtuan edhe mos-dëshirën që për shkak të moshës vajza e tyre të qëndroj në këtë institucioni.

Por, këto informacione që Zyra e Avokatit të Populli i bëri publike përmes një raporti të veçantë, nuk është dashtë të merren fare parasysh e as vajza të shkojë në shtëpi ku nuk u mbikqyr më fare nga organet e sigurisë.

“Policia kishte njoftuar se rrëziku i saj vazhdonte të ishte i njejtë pra kishte treguar se vlerësimi i rrëzikut ishte i lartë”, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.

Megjithatë, e pagabushme në trajtimin e rastit të 11 vjeçares nuk ishte as policia.

“Organet e hetuesisë kishin qenë në dijeni për disa perosna të dyshuar të përmendur nga fëmija viktimë, por nuk kanë ndermarr veperimet e duhura”, shkruhet në raportin e Avokatit të Popullit.

Punën këtyre thuhet se ua vështërsoi Agjecia e Kosovës për Forenzikën të cilëve iu deshtën 68 ditë për të nxjerrë fotografitë nga telefoni i të miturës, dhe plot 137 ditë për ekzaminimin e ADN-së. Me i shpejt nuk ishte treguar hiç as Instituti i Mjkesisë Ligjore, të cilët iu deshtën 90 ditë që ta dërgojnë raportin në formë fizike te prokuroria.

Raporti i avokatit me huqjet e institucioneve iu shkoi në adresë tete institucioneve bashkë me 21 rekomdandime.

Kujtojmë që dhunuesi i 11 vjeçares Ekrem Rexhepit me verdikt të gjykatës u dënua me 15 vjet në burg, derisa të miturit që të voglën e dhunuan vet e poashtu edhe ndihmuan në kryerjen e kësaj vepre penale, e pastaj edhe e xhiruan e videot i shpërndan te shokët, u dënuan ame 8 e 9 vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat