Përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, vizituan Drejtorinë e policisë së Rajonit të Prishtinës

Kosova

Përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, vizituan Drejtorinë e policisë së Rajonit të Prishtinës

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 15:08
Nënkolonel Fehmi Xhata dhe stafi i tij

Nënkolonel Fehmi Xhata dhe stafi i tij, janë pritur për vizitë pune përfaqësues të Drejtorisë Vendore të policisë së Tiranës, të kryesuar nga Drejtuesi i parë, z. Tonin Vocaj si dhe përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Prishtinës,  prezantoi para të pranishmëve strukturën punën, sfidat dhe aktivitetet e Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.

Palët gjatë takimit shkëmbyen idetë e përvojat më të mira në fusha të ndryshme, të cilat do të shërbenin në parandalimin e kriminalitetit dhe  dukurive antisociale.

Drejtori Xhata dhe z. Vocaj, gjatë takimit diskutuan edhe  për gjetjen e mjeteve dhe metodave si dhe ndërmarrjen e masave të cilat do të ishin në funksion të koordinimit dhe ngritjes së kualitetit të bashkëpunimit në nivelin rajonal apo edhe në nivelet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat