​Osmani organizon Darkën e Lamës, të ftuar policia e familjarët e policëve të rënë në detyrë

Kosova

​Osmani organizon Darkën e Lamës, të ftuar policia e familjarët e policëve të rënë në detyrë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 21:53
Presidentja Vjosa Osmani ka shënuar Darkën e Lamës me Policinë e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka shënuar Darkën e Lamës me Policinë e Kosovës në kampin “Enver Zymeri” në Mitrovicë, në shenjë mirënjohjeje për gratë e burrat në uniformë.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se në këtë organizim ishin edhe familjarët të policëve që ranë në detyrë, përfshirë familjen e heroit Afrim Bunjaku.

Postimi i plotë:

Këtë vit festën e lashtë shqiptare, Darkën e Lamës, e shënuam bashkë me Policinë e Republikës së Kosovës, në kampin “Enver Zymeri”, në Mitrovicë, në shenjë mirënjohjeje, vlerësimi e falënderimi për gra e burra në uniformë, të cilët shërbejnë pa u lodhur për të na bërë të ndihemi të sigurt.

Në prani edhe të familjeve të policëve që kanë rënë në detyrë, përfshirë familjen e heroit Afrim Bunjaku, shprehëm mirënjohjen më të thellë të të gjithë qytetarëve të Republikës për ata që dhanë jetën në mbrojtje të çdo pëllëmbe të territorit të vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat