Prishtina Weather: Sot temperaturat deri në 21 gradë, më e larta në dhjetor që nga vitet e ‘70-ta

Kosova

Prishtina Weather: Sot temperaturat deri në 21 gradë, më e larta në dhjetor që nga vitet e ‘70-ta

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Temperatura pranverore kanë mbretëruar sot në Kosovë.

Prishtina Weather njofton se deri në orën 14:00 në Aeroportin e Prishtinës temperatura më e lartë është 21°C.

“Temperaturë rekorde për muajin dhjetor… Kjo edhe është temperatura më e lartë në Prishtinë për muajin dhjetor, në shënime që nga vitet e ’70-ta”, shkruan Prishtina Weather.

Në orën 14:00, 20.1°C ishte temperatura më e lartë në qendër të Prishtinës, në stacionin automatik të motit tek Observatoriumi i Prishtinës”, thuhet më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat