Banorët e Sfërkës së Klinës në luftë me zjarret, po u rrezikohen shtëpitë

Kosova

Banorët e Sfërkës së Klinës në luftë me zjarret, po u rrezikohen shtëpitë

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 15:12
Pamje nga video

Në javët e fundit zjarrët kanë përfshirë pjesë të shumta të Kosovës, duke u djegur shumë male, ara e fushore.

Zjarrëve nuk u ka shpëtuar as fshati Sfërk i Klinës, të cilët nga e enjta po ballafaqohen me flakët që kanë kapluar malet e tyre.

Përveç djegjes së pyejeve, zjarri u është ofruar edhe shtëpive dhe bizneseve që janë në këtë fshat, sikurse ato që merren me përpunimin e gurit.

Kryetari i fshatit Sfërk, Mehmet Gashi, tha për Demos se mbrëmjen e së enjtës, por edhe gjatë ditës së sotme janë rrezikuar nga depërtimi i zjarrit tek shtëpitë.

Ndërsa, pronari i një biznesi të përpunimit të gurit, thotë se ka pësuar dëme goxha shumë nga zjarri, pasi i janë djegur pajisje të cilat i ka përdorur për përpunimin e gurit.

Sipas tij, intervenimi i bashkëfshatarëve dhe policisë e FSK-së, ka bërë që zjarri të mos depërtojë edhe në depo, sepse aty dëmet do të ishin shumë më të mëdha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat