Policia deklarohet për “Rambon” që dëmtoi dhunshëm njehësorët në Dobraj të Ferizajt

Kosova

Policia deklarohet për “Rambon” që dëmtoi dhunshëm njehësorët në Dobraj të Ferizajt

Më: 30 prill 2025 Në ora: 15:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Ferizajt është deklaruar lidhur me videon e cila shfaqi një person të njohur për qytetarët e kësaj komune, duke dëmtuar dhunshëm njehësoret e energjisë elektrike në fshatin Doganaj.

Zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Kanun Veseli ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalë poli9cia dhe KEDS-i.

“Me vendim të prokurorit është iniciuar një rast dëmtim prone”, ka thënë Veseli.

Personi në fjalë njihet si “Rambo” dhe ka probleme mendore. Lidhur me këtë, Veseli tha se i njëjti ka rekomandime për ta dërguar në Entin Special në Shtime, por nga aty janë deklaruar se nuk ka vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat