Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga fshati Davidoc dorëzoi në stacionin policor në Shtime një portofol që e kishte gjetur në Shtime.
"Më 09 maj 2025, rreth orës 14:35, qytetari G. Z, 25 vjeç nga fshati Davidoc dorëzoi në stacionin policor në Shtime një portofol që e kishte gjetur në Shtime. Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ndodheshin 160 dhe dokumente personale.
Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i B.F nga Shtimja. Policia kontaktoi pronarin, i cili erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe paratë iu kthyen me procesverbal.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin G. Z, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare", thuhet në njoftimin e Policisë.