Një qytetar në Skënderaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici – kërkohet pronari

Kosova

Një qytetar në Skënderaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici – kërkohet pronari

Më: 19 maj 2025 Në ora: 18:31
Ilustrim

Një qytetar në Skenderaj ka dorëzuar një shumë parash që i kishte gjetur në rrugën “Fazli Jakupi”, në këtë qytet.

Ngjarja ka ndodhur sot në orët e pasdites. Policia ka kërkuar nga pronari të cilit i kanë humbur paratë të lajmërohet në Stacionin Policor në Skenderaj, apo të kontaktoj policinë në numrin 192.

“Në orët e pasdites së sotme në Stacionin Policor në Skenderaj një qytetar ka dorëzuar një shumë të parave të cilat i kishte gjetur në rrugën “Fazli Jakupi” në Skenderaj.

Me qëllim të identifikimit të pronarit të shumës së parave të gjetura, policia lëshon këtë informacion që pronari të cilit i kanë humbur paratë të lajmërohet në Stacionin Policor në Skenderaj, apo të kontaktoj policinë në numrin 192″, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat