Policia nis fushatën: Festo me zemër jo me armë

Kosova

Policia nis fushatën: Festo me zemër jo me armë

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 14:16
Policia

Drejtoria e policisë së kryeqytetit së bashku me Këshillin Lokal për Siguri në Bashkësi, janë duke realizuar një fushatë vetëdijësuese me mesazhin “Festo me zemër, jo me armë”!

Gjatë këtij aktiviteti, policia së bashku me anëtarë të Këshillit Lokal për Siguri në Bashkësi kanë shpërndarë broshura.

Qëllimi i kësaj fushate janë këshillat për qytetarët.

Kjo, në mënyrë që t’i marrin masat e nevojshme që festat të kalojnë pa incidente, po ashtu që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë ligjin duke iu përmbajtur rregullave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat