Shtime nis ndërtimin e Entit Special, investimi më i madh kapital në historinë e komunës

Kosova

Shtime nis ndërtimin e Entit Special, investimi më i madh kapital në historinë e komunës

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 10:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Punimet për ndërtimin e Entit Special në Shtime po ecin me ritëm të lartë, duke shënuar një tjetër investim madhor që po bëhet realitet.

Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, thekson se ky projekt dëshmon seriozitetin dhe përkushtimin për të siguruar kushte dinjitoze për pacientët dhe personelin.

“Zotimet tona nuk janë vetëm fjalë – po i realizojmë me cilësi dhe standard të lartë.

Ky projekt i rëndësishëm, për të cilin ka pasur shumë skeptikë, po tregon që gjithçka është e mundur me punë dhe vendosmëri,” shkruan Aliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat