Ndërpritet furnizimi me ujë në një lagje të Vushtrrisë

Kosova

Ndërpritet furnizimi me ujë në një lagje të Vushtrrisë

Më: 7 shtator 2025 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Për shkak të pëlcitjes së gypit në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtrri, furnizimi me ujë i kësaj zone është ndërprerë.

Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica’, përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas njoftimit, sanimi i dëmtimit pritet të përfundojë gjatë ditës së hënë (8 shtator).

Kështu që nesër nis furnizimi me ujë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat