​Poliklinikës Specialistike në Podujevë i shtohen 15 shërbime specialistike

Kosova

​Poliklinikës Specialistike në Podujevë i shtohen 15 shërbime specialistike

Më: 22 shtator 2025 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Nga dita e nesërme (e martë) qytetarëve të Komunës së Podujevës do t’u ofrohen 15 shërbime shëndetësore në Poliklinikën Specialistike, ka bërë të ditur kryetari i kësaj pune, Shpejtim Bulliqi i cili garon për një mandat tjetër në zgjedhjet e 12 tetorit si kandidat i Vetëvendosjes.

Pas përurimit të Repartit të Hemodializës në këtë Poliklinikë, nga dita e martë do të nisin punën edhe 15 mjekë specialistë: gjinekologu, reumatologu, kardiologu, endokrinologu, hematologu, gastroenorologu, nefrologu, pulmologu, ortopedi, kirurgu abdominal, kirurgu, torakal, kirurgu vaskular, urologu, pediatri dhe neurologu.

“E nisim javën me një super lajm sepse nga dita e nesërme qytetarëve të Komunës së Podujevës do t’u ofrohen 15 shërbime shëndetësore në Poliklinikën Specialistike. Pas përurimit të Repartit të Hemodializës në këtë Poliklinikë, nga dita e martë do të nisin punën edhe 15 mjekë specialistë: gjinekologu, reumatologu, kardiologu, endokrinologu, hematologu, gastroenorologu, nefrologu, pulmologu, ortopedi, kirurgu abdominal, kirurgu, torakal, kirurgu vaskular, urologu, pediatri dhe neurologu”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Ai ka bërë të ditur edhe detaje të tjera si në vijim:

Aty çdo ditë pune (nga e hëna në të premten) do të punojnë nga katër ambulanca specialistike prej orës 08:00 deri në orën 14:00.

Të hënën do të ofrohen shërbime specialistike në kardiologji, hematologji, pulmologji dhe ortopedi;

Të martën do të ofrohen shërbime specialistike në reumatologji, gastroenerologji, kirurgji abdominale dhe pediatri;

Të mërkurën në endokrinologji, kirurgji torakale, kirurgji vaskulare dhe neurologji;

Të enjten do të ofrohen shërbime specialistike në kardiologji, nefrologji, urologji dhe pediatri;

Të premten në gjinekologji, endokrinologji, ortopedi dhe neurologji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat