Abdixhiku: Plani ynë qeverisës parasheh 1.5 miliardë euro investime për kryeqytetin

Kosova

Abdixhiku: Plani ynë qeverisës parasheh 1.5 miliardë euro investime për kryeqytetin

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 14:05
Lumir Abdixhiku

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se nën qeverisjen e tij parashihen 1.5 miliardë euro investime për kryeqytetin.

Ai ka thënë se Prishtina meriton një Qeveri që nuk e bllokon, nuk e saboton, por e ndihmon dhe e zhvillon.

“Prishtina gjithmonë ka folur drejt, gjithmonë ka zgjedhur drejt dhe Prishtina në zgjedhjet e fundit lokale foli qartë, foli drejtë, e bëri LDK-në partinë e parë në Kryeqytet”, thotë mes tjerash Abdixhiku në tubimin e mbajtur në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat